Skip to content

21 të infektuar të rinj në vend/ Shënohen 2 rastet e para në Kurbin

Shtohen edhe 21 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri. Drejtoresha e Institutit të Shëndetësisë Publike, Albana Fico deklaroi se në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar.

Në total numri i të konfirmuarve pozitivë ka shkuar në 539. Harta e qyteteve të prekura është zgjeruar me Kurbinin, ku janë konfirmuar dy rastet e para, ndërsa rastet e tjera janë shënuar në Tiranë (4), Shkodër (11) dhe Krujë (4).

Në gjendje terapi intensive janë 11 pacientë, katër prej të cilëve ndodhen të intunbuar dhe në gjendje të rënduar shëndetësore.