Skip to content

21 vjeçari bie nga lartësia e banesës dhe gjen vdekjen

Një  21 vjecar ndërroi jetë mesnatën mes të hënës dhe të martës në Kamëz.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi me iniciale E.K, ka rënë nga lartësia e baneses se tij rreth orës 23:50 të hënën, ngjarje që ka ndodhur në rrugën “Halit Haxhia” në Babrru.

I riu u dërgua me urgjencë në spital në gjëndje të rëndë por fatkeqësisht gjeti vdekjen.

Dyshohet se 21 vjecari vuante nga probleme të shendetit mendor, të paktën sic bën të ditur policia.