Nikoll Sherrniku, 21-vjeçari i arrestuar dy ditë më parë për vrasjen e efektivit të policisë Xhulio Prela, ka mohuar autorësinë në këtë ngjarje.
Sherrniku ka deklaruar se mëngjesin e 5 Dhjetorit kur është vrarë efektivi i FNSH ka qenë në shtëpi.
“Unë kam qenë në shtëpi, nuk kam lidhje me ngjarjen që më akuzoni”, mësohet të jetë shprehur i riu.
Autori tjetër i dyshuar i cili është në kërkim, Brilant Martinaj pretendon se është i pafajshëm dhe se po akuzohet vetëm për faktin se ka kaluar në atë zonë, në të njëjtën orë me kohën kur ka ndodhur krimi i rëndë. Ai ka gjithashtu edhe një alibi të fortë, që do ta tregojë vetë para unifomrave blu.
Efektivi Prela, ishte duke u kthyer për në banesën e tij, pasi kishte çuar një të afërm në Shkodër kur u konfliktua me dy persona që sipas Policisë ka ndodhur për shkaqe banale, dritat e gjata të makinës.