Një 68-vjeçar mbeti i plagosur me thikë gjatë mbrëmjes së të enjtes në Bashkinë e Vaut te Dejës.

 

Sipas të dhënave, shtetasi Zef Paloka dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 21-vjeçare Nikoleta Nikaj, dhe kjo në kushtet e vetëmbrojtjes e ka qëlluar disa herë me thikë duke i shkaktuar plagë në trup.

 

Burime bëjnë me dije se e reja ka qenë vetëm në shtëpi në momentin kur është sulmuar nga 68-vjeçari.

 

Autori i dyshuar për përdhunim ndodhet aktualisht në spitalin e Shkodrës dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ata të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetases N. N., 21 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Mbrëmjen e djeshme, 21-vjeçarja, dyshohet se për motive të dobëta, plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin Z. P., 68 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, shtetasja N. N. u identifikua dhe u shoqërua menjëherë pas ngjarjes, si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin kreu plagosjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko