Zv.ministri i Mbrojtjes, njëherësh kreu i Partisë Socialiste të Fierit, Petro Koçi është shprehur sot se Lëvizja Socialiste për Integrim po shkon për skrap.

Përmes një statusi në rrjetet sociale e teksa ndan detaje nga takimet elektoralë në qytetin e Fierit, zoti Koçi zbuloi se shumë anëtarë të LSI i janë bashkuar së fundmi PS-së, ndërsa renditi edhe disa arsye se përse qytetarët shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të votojnë për socialistët.

“Po ndodh tani në Cakran: Ne disa mbledhje radhazi për të institucionalizuar kalimin e 126 ish-anëtarëve të LSI te Partia Socialiste.

Ju mirëpresim me zemër në familjen tonë të madhe për t’u bashkuar rreth projektit fitues të Edi Ramës.

Përballë kemi çiftin Berisha-Meta ose “Koalicionin e Prapakthimit”. Ne jemi ndryshimi. Do vazhdojmë punën për një Shqipëri edhe më të mirë”, shkruan kreu i PS Fier, Petro Koçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re