Rreth 35 kompani nga Berati, Kuçova dhe Skrapari kanë prezantuar në Panairin Rajonal të Punësimit 218 vende të lira pune.

Në panairin e çelur në sheshin “Teodor Muzaka” deri sot Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka mirëpritur më shumë se 500 vizitorë.

Kompanitë pjesëmarrëse kanë prezantuar në panair vende të lira pune, në sektorë si: hoteleri-turizëm, industri përpunuese, ndërtim, shërbime transporti, tregtare, apo telekomunikacioni, të cilat po vazhdojnë të intervistojnë kandidatë të ndryshëm, duke synuar rekrutimin e një fuqie punëtore të kualifikuar.

Përveç bizneseve, pjesëmarrës në panair janë dhe ofrues të arsimit dhe formimit profesional që ushtrojnë aktivitetin në Rajonin e Beratit, përfaqësues të institucioneve vendore, si dhe përfaqësues të projekteve bashkëpunuese në fushën e Arsimit, Formimit Profesional dhe Punësimit.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit fton të gjithë qytetarët e Beratit dhe zonave përreth të vijnë të aplikojnë, pasi mundësitë janë të shumta. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re