26 vjet me pare PD-ja arriti fitoren me te madhe ne historine e pluralizmit ne Shqiperi.

Pertej kesaj fitoreje, 22 marsi do te perkujtohet si mbyllja e nje kapitulli dhe çelja e nje faqeje te re per historine moderne te ketij vendi.

Demokracia, liria e tregut dhe lidhja me Evropen jane vetem disa prej hapave me te rendesishem te ketyre viteve.

Ne kete rrugetim te gjate dhe entuziast ne fillimet e tij, ka pasur zhgenjime dhe deshtime, çka beri qe entuziazmi dhe idealizmi i fillimit te zbehen dhe te zevendesohet nga pragmatizmi i rendomte dhe bajat.

Pikerisht rikthimi i ketij entuziazmi dhe idealizmi eshte sfida me e madhe e PD-se sot.

Gjithsesi, koha dhe historia gjate procesit te distancimit kohor dhe ftohtesise ne analizimin e fakteve do te nxjerr gjykime te sakta dhe objektive se çfare nuk shkoi mire ne gjithe keto vite.

Sot, 26 vjet me vone, endrra e shqiptareve per Liri dhe Demokraci ngelet me aktuale se kurre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re