Skip to content

22 QERSHOR 1926, U PËRURUA KINEMA “NACIONAL” E PARA KINEMA PUBLIKE NË TIRANË

nacional

 

 

22 QERSHOR 1926 U PERURUA KINEMA “NACIONAL” E PARA KINEMA

Më 22 Qershor 1926, u përurua kinema Theatër “Nacional”, e para kinema publike në kryeqytetin shqiptar. Një vit më parë, Hysen Beshiri, Xhuf Koljaka, Alqi Hobdari dhe Ferit Vokopola, patën ngritur shoqërinë e parë të kinemave në Shqipëri.

 

1559560553 38 22 QERSHOR 1926 U PERURUA KINEMA “NACIONAL” E PARA KINEMA

Këto ishin dy ngjarje të rëndësishme në jetën artistike të vendit. Në vitet që pasuan, kinema “Nacional” dhe shoqëria kinematografike, hapën degët etyre në disa qytete, si në Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Berat e Gjirokastër, duke u bërë shoqëria me fuqishme në zgjedhjen, importin dhe shfaqjen e filmave në Shqipëri.

 

1559560553 324 22 QERSHOR 1926 U PERURUA KINEMA “NACIONAL” E PARA KINEMA

Ajo ndikoi edhe në gjallërimin e jetës artistike, siç ishte sjellja e grupeve artistike nga jashtë, që jepnin shfaqje në kinematë e shoqërisë, angazhimi i arnatorëve shqiptarë për shfaqjen e skeçeve, kupleteve, parodive, etj.

 

 

 

 

/aktoretshqiptare.info