22 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë janë shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë informon se në orët e fundit janë realizuar 462 teste, ndërsa janë regjistruar 22 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve në: Shkup-9, Kumanovë-1, Prilep-4, Tetovë-6, Veles-1 dhe Ohër-1.

Ndëekohë një paciente ka humbur jetën në spitalin “8 Shtatori”, duke e çuar në 98 numrin e viktimave nga koronavirusi.

Deri më tani numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut është 1.762, numri i pacientëve të shëruar është 1.267.

Ndërkohë qeveria maqedonase ka vendosur dhe zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme e cila mbyllej në 17 maj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re