Ndërsa përfaqësuesit e vendeve Evropiane do të mblidhen në Bruksel në Ditën Dixhitale 2018, 22 vende anëtarë të Komisionit Evropian nënshkruan një deklaratë për themelimin e një Partneriteti Evropian të Blockchain.

Sipas njoftimit publikuar nga Komisioni Evropian, ky është një partneritet që do të shërbejë si pikënisje bashkëpunimi mes vendeve anëtare të cilat do të shkëmbejnë eksperiencën dhe ekspertizën e tyre teknike në këtë fushë.

Gjithashtu do ti përgatisë vendet anëtare për lançimin e aplikacioneve bazuar në blockchain për Tregun e Vetëm Dixhital të cilët do tu shërbejnë sektorëve publikë dhe privatë.

Lajmi erdhi menjëherë pas thirrjes së zëvendës presidentit të Komisionit Andrus Ansip i cili bëri thirrje për shfrytëzimin e potencialit të teknologjisë blockchain dhe inteligjencës artificiale.

Sipas tij Evropa ka shansin të bëhet lider në këtë fushë. Nënshkrimin e deklaratës e përshëndeti edhe komisionerja për Ekonominë Dixhitale dhe Shoqërinë Mariya Gabriel e cila tha se të gjithë shërbimet publike në të ardhmen duhet të përdorin teknologjinë blockchain.

Ajo vijoi duke thënë se blockchain është një mundësi e artë për Evropën dhe vendet anëtare për të rishikuar sistemet e tyre të informacionit dhe promovuar besim dhe mbrojtje të të dhënave personale.

Vendet anëtare që nënshkruan deklaratën janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Çekia, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Komisioni ftoi gjithashtu vendet e tjera të unionit ti bashkohen kësaj nisme. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re