Skip to content

22-vjeçari në Durrës përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital (Detajet e para)

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.02.2021, në orën 16:30, në aksin rrugor Xhafzotaj-Fllakë, shtetasi D. K., 22 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb