Një 22 vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Terni të Italisë fqinje, ndërsa e dashura e tij, një 22 vjeçare, po lufton për jetën në spital.

Aksidenti tragjik ndodhi të martën në mbrëmje, ndërsa media italiane ka përcjellë detajet. I riu udhëtonte me motor dhe për arsye ende të pazbardhura, ka humbur kontrollin e mjetit. Motori është përplasur fillimisht me një kamion, më pas për të ndaluar në mbajtëset e korsisë së kundërt.

22 vjeçari, i identifikuar nga media fqinje si Riccardo Kahuqi (Rikardo Kahuqi) humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ai ishte me origjinë nga Shqipëria, por rezident në San Gemini.

Foto e percjelle nga media italiane

Në gjendje të rënduar e dashura e tij, e cila udhëtonte me të ndjerin. Ajo ndodhet në spitalin Santa Maria, në repartin e reanimacionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re