Skip to content

22-vjeçarja nga Kamza sulmon me thikë policin

Arrestohet një 22 vjeçare nga Kamza e cila ka sulmuar me thikë një efektiv të policisë.

Ky i fundit kishte shkuar pranë banesës së saj për t’i shoqëruar të atin drejt komisariatit.

Ndërkohë kanë hasur në rezistencën e të resë e cila ka nxjerrë mjetin prerës.

Ndër të tjera policia njofton:

Goditi me mjet prerës punonjësin e Policisë, vihet në pranga 22-vjeçarja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases Sh. Gj., 22 vjeçe, banuese në Paskuqan, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Ndihmës specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 kanë shkuar në banesën e shtetasit A. Gj., për ti komunikuar që duhej të paraqitej në Komisariatin e Policisë Nr. 4, dhe gjatë komunikimit me shtetasin A. Gj., vajza e tij, shtetasja Sh. Gj., ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur me mjet prerës, punonjësin e Policisë, ndihmës specialistin e Seksionit të Hetimit të Krimeve, G. Ç., 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.