Subscribe

Festat, turizmi dhe shpenzimet, ishin këto pikat që u preken mbrëmjen e së hënës në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj.

Pdagogu i Ekonomisë, Rezart Prifti i cili moderon dhe emisionin “Armiku i Popullit” në Vizion Plus u shpreh se në Shqipëri çedojmë sa i përket shërbimeve në hoteleri turizëm.

Ai theksoi se numri i lartë i turistëve që po vijnë në vendin tonë meritojnë edhe një shërbim më të mirë, dhe për këtë duhet punuar në shumë drejtime.

“Vërtetë do të dyfishohet numri i turistëve. Nuk duhen dyfishuarar edhe matja e performancës. Duhet punuar çikë më mençur në matjen e performancës së punonjësve, duhet performuar më mençur në booking, në shërbime. Dhe mbi të gjitha te pjesa e shërbimit. Ne të shërbimi çedojmë. Edhe ato lokalet që i kanë çmimet e çmendura janë plot. Gjithë bregdeti ka pronarë të rinj çdo vit. Kjo ka të bëjë edhe me pjesën e injorancës dhe me mungesën e shtetit. Unë që di ta bëj atë punë s’mundem, sepse duhet të shkoj me katër sekserë. E kam provuar me lokale në mes të Tiranës. Kur unë të vij në hotel ty me 220 euro nata, debil dua të gjej peshqir aty, ose jo të punosh me trapan”, tha Prifti.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re