Skip to content

23 ditë revoltë/ Asnjë xham i thyer, dhunë apo incidente! Dhjetëra mijëra qytetarë shembull qytetarie, Rama publikon videon me një “gusht” mbeturina dhe e quan ndotje

Capture 132

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga bulevardi pas protestës së zhvilluar një natë më parë, ku në video shihen një flamingo dekorative dhe disa bidonë uji të hedhur në tokë.

Duke shoqëruar pamjet me një mesazh, Rama shkroi: “Një natë në kryeqytet, si metafora e fundit të një proteste që nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes.”

ndërkohë ajo që ka ndodhur për 22 ditë është që qytetarët kanë dhënë leksione qytetarie, ku çdo mbrëmje janë mbledhur mbeturinat dhe pastruar zonën pas përfundimit të tubimit.
Ndërkohë në mbi 3 javë protestë nuk është shënuar asnjë incident apo episod dhune.

Protesta e djeshme ishte e 22-ta e organizuar nga qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë.