Të paktën 23 palestinezë janë plagosur, kurse 72 të tjerë kanë qenë në rrezik të ngulfaten nga gazi lotsjellës gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat e mbajtura në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, kundër vendimit të SHBA-ve.
Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë, njëri nga protestuesit është plagosur me plumb të vërtetë, 21 janë plagosur me plumba gome kurse një tjetër si pasojë e goditjes.
Në deklaratë thuhet se edhe 72 protestues kanë qenë në rrezik nga ngulfatja si pasojë e gazit lotsjellës të hedhur nga ushtria izraelite, shkruan aa.
Në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor sot pas namazit të xhumasë u mbajtën marshime në shenjë proteste kundër vendimit të presidentit të SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re