23 turistë  gjermanë, polakë e francezë të cilët kishin mbetur të bllokuar në “Kanionin e Lengericës” në Përmet janë shpërtuar nga policia e qytetit.

 

Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.  Bllokimi i tyre ishte si rezultat i rritjes së nivelit të ujit në këtë kanion nga reshjet e shiut.

 

Përmet/Punonjësit e Policisë iu vijnë në ndihmë 23 turistëve gjermanë, polakë e francezë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në “Kanionin e Lengericës”, Përmet. 

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, mesditën e sotme kanë marrë njoftim se gjatë eksplorimit të natyrës në këmbë, 23 turistë kanë mbetur të bllokuar, në zonën e quajtur “Kanioni i Langaricës”, në Përmet.

 

Menjëherë janë nisur në drejtim të kësaj adrese, bashkë me shërbimet e zjarrëfikësve.

 

Pavarsisht rreshjeve të shumta të shiut, pas disa orësh kërkime shërbimet e Policisë kanë gjetur 23 turistët gjermanë, polakë, e francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga rreshjet e shiut.   

 

23 turistët janë shoqëruar për në Përmet dhe iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, e aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për humanizmin dhe për ndihmën që iu ofruan. 

 

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko