Një aksident është shënuar pak minuta më parë në Tiranë ku një 23 vjeçar ka përplasur një person. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në bulevardin Zhan D’Ark në orën 16:00, ku 23 vjeçari me inicialet M. A ka përplasur një shtetase të paidentifikuar, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re