Kanë kaluar 23 vite nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.

Në këtë përvjetor është publikuar një fotografi e rrallë e Adem dhe Adile Jasharit.

Fotoja është publikuar në rrjetet sociale, nga ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Përulësisht, faleminderit. Adile dhe Adem Jashari. #Legjenda #Epike #Përjetësi”, ka shkruar Çitaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re