Një grup prej 239 shkencëtarësh i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë të njohë faktin se koronavirusi shpërndahet nga ajri e për këtë arsye të bëjë rekomandime më të rrepta me qëllim vënien nën kontroll të virusit. Lajmi u bë publik nga gazeta “New York Times”.

Shkencëtarët thanë gjithashtu se OBSH-ja po mbetet pas në raport me shkencën. Por kjo çështje nuk është zgjidhur plotësisht dhe ekspertë të tjerë i kanë dalë në mbrojnë përgjigjes së organizatës ndaj pandemisë.

Kjo nuk është hera e parë që ky organizëm botëror kritikohet gjatë pandemisë së COVID-19. Në fund të muajit të kaluar, organizata ndryshoi afatin kohor të lidhur me ditët e para të pandemisë, duke sqaruar se informacionin mbi koronavirusin e kishte marrë fillimisht nga mediat kineze dhe jo qeveria kineze.

Kritikët brenda Partisë Republikanë si dhe Presidenti Donald Trump, kanë thënë që OBSH-ja mban anën e Pekinit duke shtuar se qeveria kineze nuk ka dhënë informacion në kundërshtim me rregullat e organizatës. Pak kohë më parë administrata Trump njoftoi ndërprerjen e fondeve për OBSH-në. Në qershor, një nga zyrtaret e OBSH-së, Maria Van Kerkhove u akuzua se krijoi një tymnajë kur tha se transmetimi asimptomatik i koronavirusit ishte “shumë i rrallë”. Por hulumtimet tregojnë se pacientët e përhapin virusin përpara se të ata të shfaqin simptoma./ VOA

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re