Bashkia e Tiranës pritet te ndërmarre nje nisme per te rritur me tej sigurinë ne kryeqytet, atë te policimit ne komunitet. Gjate nje aktiviteti ku shpërndau licencat e administratoreve te pallateve, Erjon Veliaj tha se është ne bisedim me ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj per te zbatuar këtë nisem, e cila parashikon ngritjen e 24 komisariateve ne Tiranë. Qëllimi është qe çdo njësi administrative te ketë nje komisariat,  i cili do te ketë si fokus te punës, zgjidhjen e problematikave te qytetareve ne drejtim te sigurisë dhe rendit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re