Trageti “Brindisi-Vlorë” është ankoruar në portin e qytetit bregdetar pas më shumë se 2 orësh qëndrimi në det të hapur për shkak të vështirësisë së krijuar nga moti i paqëndrueshëm.

Pasagjerët u shprehën se ishin lodhur pas një udhëtimi që kishte zgjatur rreth 24 orë. Ndër të tjera, ata shtojnë edhe problemin e mungesës së një doktori apo të ushqimit brenda në traget. Njëra prej pasagjereve u shpreh se kishte pasur një rast të motrës së saj e cila ishte ndjerë pak sëmurë dhe nuk kishin pasur asnjë doktor që t’u vinte në ndihmë.

Një prej pasagjereve: E pata motrën pak të pamundur dhe nuk kishte asnjë doktor. Si ka mundësi asnjë doktor në gjithë atë traget. Jemi të lodhur dhe asnjë shishe ujë brenda në traget, asnjë ndihmë për të ngrënë.

Tjetër pasagjer: Kaq jemi lodhur sa vetë e dimë, nuk po qëndrojmë dot më kështu, pa ngrënë dhe pa pirë jemi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re