Mbrëmë ai befasoi të gjithë me shkrimin ku bëri publike ndarjen nga bashkëshortja.

Robert Berisha vuri standard të ri për mënyrën se si trajtohet një
ngjarje e tillë në jetën private kur je në fokus të syve të gjithë
publikut.

Mirëpo pa u mbushur mirë 24 orë nga ai postim, Roberti ka habitur fansat.

Ai ka vendosur ta fshijë letrën publike për ndarjen nga Nora. E
njejta letër nuk gjendet në orët e fundit në profilin e tij në
Instagram.

Nuk dihet nëse Roberti e ka hequr sepse e ka parë të mjaftueshme
kohën e mbajtjes së postimit apo ka arsye të tjera që ndërlidhen me këtë
veprim i cili ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në Instagram.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re