Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Durrës, ku një 24-vjeçare ka vdekur pasi është hedhur nga ballkoni i banesës së saj.

Anisa Gjini sipas policisë është hedhur nga ballkoni pas një konflikti që ka pasur me bashkëshortin e saj Alfred Gjini, i cili ka rënë në prangat e bluve të qytetit bregdetar.

Njoftimi i policise:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re