16 prej emigrantëve siriane që u ndaluan mbrëmjen e të premtes në grykëderdhjen e Vjosës janë dërguar në spitalin e Vlorës ndërsa 9 të tjerë u nisën drejt spitalit të traumës në Tiranë, mes tyre edhe nje fëmijë nën moshën 10-vjeçare.

 

Pjesa tjetër e tyre gjenden në ambjentet e policisë së Vlorës, e cila një ditë më parë njoftoi për kapjen 50 klandestinëve.

 

Sirianët ishin bllokuar në gomone ku po tentonin që të kalonin drejt Italisë. Pasi u bllokuan në grykëderdhje të Vjosës, u njoftua policia e cila bëri te mundur shpëtimi i tyre.

 

Në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i rojes bregdetare dhe dy mjete të guardia di finanzas italiane.

 

Ndërkohë janë ndaluar tre persona si organizatore te trafikut te klandestineve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re