25 mësues janë infektuar me COVID-19 në Elbasan që nga nisja e procesit mësimor.

Tre rastet e fundit janë dy mësues të gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” dhe në një shkollë tjetër ku studiojnë nxënës me aftësi të kufizuara.

Edhe gjashtë nxënës janë infektuar gjatë tre javëve të procesit mësimor.

20 raste me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Elbasanit. Prej fillimit të pandemisë, ky qark ka shënuar 218 raste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re