Nisma ligjore për të konfiskuar ato objekte, që kanë tejkaluar lejen e ndërtimit ka një bilanc konkret.

 

Të dhënat flasin se janë në total 25 godina të sekuestruara, nga të cilat 4 nuk kanë leje ndërtimi, ndërsa të tjerat janë në shkelje të saj.

 

Deri më tani në nëntë raste ndërtuesit kanë shfaqur kërkesën për parablerje me një fond prej 15 milionë euro.

 

Këto para, së bashku dhe me sipërfaqet e sekuestrua, do të kalojnë si fond monetar dhe fizik për të pastrehët.

 

Deri më tani janë sekuestruar 25 godina. 13prej tyre janë 10% të sipërfaqes në shkelje, 4 prej tyre janë pa leje ndërtimi. 7 prej tyre janë në 90% të sipërfaqes në shkelje, ndërsa në 9 raste ndërtuesit kanë shfaqur interesin e parablerjes. Aktualisht janë mbledhur 10 mln euro nga procesi i parablerjes- u shpreh Lira Kokona në komisionin e ekonomisë

 

 

Shefja e kabineti në kryeministri tha se ky ligj nuk do të cenojë qytetarët që kanë parablerë me një kontratë të rregull pronën, pra kontratë të noterizuar si dhe do të njihen vetëm ato pagesa nga sistemi bankarë

 

Deri  më tani kemi të bëjmë me kontrata porositësi, pasi objektet nuk kanë marrë lejë përdorimi. Njihen ato kontrata që janë të noterizuara dhe që kanë kryer pagesat në bankë dhe jo në mënyrë informale. Secili do të marrë ato që i takojnë në varësi të pagesave të kryera-sqaroi Kokona

 

Një vit më parë nisi aksioni në të gjithë vendin ndaj disa subjekteve ndërtuese, që ishin në shkelje të lejes ndërtimore.

 

Edhe pse ai u ankimua në gjykatën kushtetuese, kjo e fundit la në fuqi vendimin e qeverisë, vendim i cili u konkretizua në projektligj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re