Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e kësaj të enjte, ka përcaktuar vlerën e një vote të vlefshme në zgjedhjet që sapo lamë pas.

Sipas tyre, vlera e një vote të vlefshme është 85 lekë të reja.

Gjithashtu KQZ, nëpërmjet kreut të saj Ilirjan Celibashi tregoi se asnjë parti e përfshirë në zgjedhjet e 25 prillit, nuk do të përfitojë kompensim financiar.

Po ashtu, ai tregoi dhe bilancin e partive politike të vendit, që kanë dorëzuar raportet financiare vjetore.

Nga kalkulimet e bëra nga KQZ, rezulton se 106 parti, nga 131 gjithsej e kanë dorëzuar këtë raport, ndërsa 4 të tjera e kanë dorëzuar jashtë afatit të vendosur.

Për këtë arsye, për këto 4 parti, u vendos gjobë 150 mijë lekë të vjetra, ndërsa për partitë që nuk e kanë dorëzuar këtë raport, u vendos masa 1 milionë lekë të vjetra gjobë.

“Vlera në para të një vote të vlefshme është 85 lekë. Ky vendim hy në fuqi menjëherë.

Pika e dytë ka të bëjë me kompensimin financiar pas zgjedhor. Partitë Politike që kanë qenë të regjistruara si subjekte zgjedhore kanë përfituar fonde paradhënie, për zgjedhjet e 25 prillit, janë 10 parti politike. Që një parti pas zgjedhjeve të kompensohet duhet të kalojë këtë 1 %.

Partitë që nuk kanë përfituar fonde janë tre, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja Legalitetit dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Këto tre parti duhet të kalonin 1%-in, asnjë nuk e kaluar të merrte mbi 15 mijë vota.

Për këtë arsye nuk kompesohen. Bazuar në nenin 19 në shkronjën K dhe M, vendos të mos shpërndajë kompensimin financiar pas zgjedhorë për asnjë parti politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 prillit.

Ky vendim hy në fuqi menjëherë, e kundër këtij vendimi mund të bëhet ankesë në KAS.

Janë 106 parti të cilat nuk kanë dorëzuar raportet financiare brenda afatit, edhe në momentet që flasim nuk e kanë dorëzuar.

4 prej këtyre e kanë dorëzuar, por pas afatit. Ne vendosim gjobë në masën 1 milionë lekë për partitë ;politike që nuk kanë dorëzuar raportin financiar. Gjobë në masën 15 mijë lekë për partitë politike që e kanë dorëzuar raportin pas afatit të caktuar”, tha Celibashi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re