Kryevëzhguesja e OSBE ODIHR Urszula Gacek në një intervistë dhënë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu tregohet e kujdesshme të japë një vlerësim për parapërgatitjet e deritanishme të zgjedhjeve të 25 prillit.

Megjithatë ajo tregon se cilat do të jenë çështjet prioritare të monitorimit prej vëzhguesve të saj në terren. Ambasadorja Gacek premton se një ditë pas zgjedhjeve ajo nuk do të mjaftohet duke thënë 2 fjalët, zgjedhje të lira e të ndershme por do të japë  një vlerësim gjithëpërfshirës, të drejtë  e të pavarur.

Shkëlqesi ambasadore, cili është vlerësimi juaj për përgatitjet e deritanishme për zgjedhjet e 25 Prillit?

Faleminderit për ftesën tuaj. Është me të vërtetë kënaqësi për mua t’u  tregoj se çfarë ne jemi duke bërë. Në pyetjen tuaj përdorët fjalën vlerësim por është shumë herët të bëjmë vlerësime. Ne gjithmonë punojmë duke observuar fillimisht  e më pas japim vlerësime. Ne kemi disa fusha prioritare të cilat duam ti shikojmë. Shumë gjëra janë ndryshuar për këto zgjedhje si legjislacioni, mënyra e të votuarit , sistemi identifikimit e mbi të gjitha këto janë zgjedhje që mbahen në kushte pandemie. Janë shumë gjëra të reja për tu parë e kështu një mori çështjesh për vlerësim por për momentin nuk e themi dot cili është vlerësimi është shumë herët.

Ju e përmendët faktin që këto zgjedhje po mbahen me rregulla të reja por a jeni e kënaqur me zbatimin e tyre nga KQZ?

Shumë prej rekomandimeve tona nga zgjedhjet e shkuara janë marrë në konsideratë duke ndryshuar legjislacionit natyrisht jo të gjitha. Tani na duhet të shikojmë se si do të zbatohen në praktikë dhe a do të mundet KQZ të jetë në gjendje të zbatojë gjithë këto ndryshime sikurse votuesit sa të mirë-informuar do të jenë të votojnë pasi do të përballen me një fletëvotimi krejt ndryshe nga ato në të shkuarën. Që prej të premtes ne kemi në terren 24 vëzhgues afatgjatë në të dymbëdhjetë qarqet për të parë organizimin lokal të zgjedhjeve.

A keni identifikuar ndonjë çështje të veçantë  e cila mund të ndikojë negativisht në procesin zgjedhor?

Ne kemi fusha të cilat në të shkuarën kanë qenë problematike por në çdo zgjedhje ne vijmë me mëndje të hapur. Mundohemi mos të kemi një ide paraprake. Ne e shohim procesin në tërësinë e tij. Ne nuk paragjykojmë e të themi shiko këtu ka problem. Nëse do të ketë problem ne do ta raportojmë. Për momentin është ende herët.

Cilat do të jenë ato çështje kritike vëzhguesit tuaj do të ngarkohen të shikojnë ditën e zgjedhjeve?

Ata ndjekin të gjithë procesin. Ne shikojmë financimet e fushatave elektorale, si burimet qeveritare përdoren apo keqpërdoren për fushatë. Ne do të shohim se çfarë bëhet drejtësisht këtu apo nëse do të ketë ndonjë lloj presioni tek votuesit. Të gjitha këto sipas të njëjtit standard ndërkombëtar njësoj si në SHBA në misionin tim të fundit e në Shqipëri tani, në Serbi vitin e shkuar apo Kazikistan kudo ne jemi.

Ambasadore siç edhe ju mund ta dini në të shkuarën Shqipëria është përballur me shit-blerjen e votës. A do ti kushtoni një vëmendje të posaçme këtij fenomeni?

Natyrisht ne I shikojnë raportet tona në të shkuarën. Këto janë gjëra të vështira për ti kapur. Kemi të bëjmë me një aktivitet Kriminal. Vështirësia qëndron në gjetjen e provave. Duhet të tregohemi të kujdesshëm për mos të thënë këtë e tha ai apo ajo pra informacion të dorës së dytë. Ne e dimë këtë si problematikë të së shkuarës. Natyrisht ne do të shikojmë për këtë as më shumë e sa më pak, njësoj  siç e kemi bërë në të tjera vende ku një problem si ky është parë. A do të ndodhë kësaj here? Ne nuk mund ta themi ka ndodhur në të shkuarën të shikojmë çdo të ndodhë.

A do të kenë një prezencë të shtuar vëzhguesish në ato qytete që njihen si vende me një betejë të fortë elektorale?

Ne do të dëshironim të kishim një ekip më të madh vëzhguesish por sikurse misionet e tjera në kohë Covidi numri është reduktuar pasi ka vështirësi në gjetjen e vëzhguesve afat-shkurtër. Në ditën e votimit për sa i përket votimit, numërimit, tabulimit,  ne në mënyrë statistikore nuk do të kemi një kampion të madh për këtë na vjen keq,  por nëse ne do të jemi të zgjuar dhe do të punojmë shumë, mendoj se do të mundemi të kemi prova të duhura që në mënyrë të saktë sjellin tablonë e asaj që do të ndodhë. Nëse në vëmendjen tonë do të vinë informacione për kundërshti të nxehta në zona të caktuara apo me probleme ne do të jemi atje. Nuk mund të jemi kudo edhe nëse do të kishim 250 vëzhgues në të gjithë vendin.

Një ditë pas zgjedhje do të jeni përballë medias në konferencën për shtyp, a do tu shohim duke përsëritur fjalët zgjedhje të lira e të ndershme apo do të mundeni të na thoni një vlerësim të gjerë?

Mendoj se kemi një dekadë që nuk përdorim fjalët të lira e të ndershme. Unë kur nuk kam përdorur këto fjalë e natyrisht edhe në ato vende kur zgjedhjet nuk kanë qenë të lira e të e të ndershme. Është më shumë se kaq. Në opinionin tim është e pamundur të vlerësosh duke përdorur dy fjalë. Ne do tu japim një vlerësim gjithëpërfshirës, të drejtë  e të pavarur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re