Skip to content

25 prilli nuk shkriu vetëm LSI-në, por dhe mediat e saj dhe ndoshta dhe koalicionin me PD

25 prilli duket se nuk ka shkrirë vetëm LSI-në, por dhe mediat që e mbështesnin atë.

Një prej tyre, gazeta “Koha Jonë”, duket se do të mbyllet.

Kjo gjë bëhet me dije nga vetë Nikoll Lesi.

“Besoj me 11 maj të këtij viti kur mbushen fiks 30 vite si gazeta e parë e pavarur shqiptare, do ta mbyll gazetën si print. Por do ta mbajë në versionin online”, shkruan Lesi, që ka kohë që gazetën e ka kthyer në një mjet propaganda për LSI-në dhe Ilir Metën.

Por 25 prilli mund të ketë shkrirë dhe koalicionin e PD me LSI.

Kjo, pas akuzës së rëndë të hedhur nga Marku Marku, se edhe LSI, bashkë me PS, ka blerë vota për zgjedhjet e 25 prillit.

Më herët ishin Roland Bejko dhe Tritan Shehu, që sulmuan LSI-në e Gjirokastrës dhe kandidatin e saj, Vangjel Tavo.

Ndërsa vetë Monika Kryemadhi, në deklaratën e saj për shtyp, ku pranoi humbjen, në mënyrë indirekte bëri përgjegjës Lulzim Bashën për djegien e mandatave dhe për mos marrjen pjesë në zgjedhjet lokale, duke ia dhënë dhuratë pushtetin Edi Ramës.

TemA