Deputeti Myslim Murrizi e ka quajtur një mëkat shitjen e votës, duke përmendur madje dhe shifra teksa tha se një votë është shitur nga 50 deri në 300 euro.

I ftuar në RTV Ora, Murrizi tha se po ta llogarisim për katër vitë në pushtet të qeverisë, kjo votë i bie të jetë blerë për 1.5 euro në muaj, ose thënë më mirë sa një brisk rroje.

Murrizi tha se SPAK-u nuk po bën asgjë konkrete nga denoncimet që po bëhen deri më tani dhe se blerja e votës ndodh jashtë kutie.

“Po edhe shqiptarët që e kanë shitur votën e kanë shitur nga 300 euro deri në 50 euro. Këto zgjedhje janë blerë me paratë publike. Brenda fushatës ka pasur tendera publikë, gjë që ka qenë e ndaluar. Të gjithë këto janë para votash. Këtu futet edhe paraja e botës së krimit që i jargaviten atij që është në pushtet ose atij që ka më shumë mundësi për të ardhur në pushtet. Këtu është shitur vota për 1.5 euro në muaj, ose një brisk rrojë dhe kjo është mëkat. 50 euro një votë dhe 4 vite që do të durosh një pushtet mbi kurriz, i bie 1.5 euro në muaj, nuk e di çfarë kanë shitur.

SPAK-u nuk po bën asgjë konkrete në dijeninë time nga denoncimet që po bëhen deri më tani. Blerja e votës ndodh jashtë kutie dhe SPAK duhet të ketë tabulatet e telefonave ose metodat e tjera. SPAK nuk ka ardhur nga qielli, por janë po këta prokurorë, vetëm se nuk kanë pasur mbështetje dhe tani janë shkëputur nga politika, janë të pavarur. Unë vetë kam marrë pamjet nga KQZ dhe shpresojmë që të dalë diçka nga ajo që ne dyshojmë”, deklaroi Murrizi.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb