Ambasadori i BE Luigi Soreca, njësoj si ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim u ka bërë thirrje partive politike për të futur në lista kandidatë të pastër.

Ai shprehet se është përgjegjësi e drejtuesit të partive për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta.

Ndër të tjera Soreca në postimin e tij shkruan se Shqipqria meriton ligjëvënës që mbështesin BE dhe që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Diskutime si ato të sotmet janë thelbësore për të drejtuar votuesit dhe kandidatët në procesin demokratik.

Unë pres që partitë politike të angazhohen me rekomandimet e OSBE-së dhe të mos lejoj që iniciativa e sotme demokratike shumë e shëndetshme të mbetet pa vëmendje.

Drejtuesit e partive kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit.

Shqipëria meriton ligjvënësit të cilët do të mbështesin BE axhenda e reformave për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” shkruan Soreca.