Operacioni i koduar ‘Knock Down’ është zhvilluar në të gjithë qarkun e Korçës, kryesisht në Korçë por ka të arrestuar edhe nga Maliqi dhe Devolli. Policia ka lëshuar 31 urdhër arreste dhe ka nisur hetimin ndaj 101 persona të dyshuar si të përfshirë në trafikun e narkotikëve.

Ndërkohë sot ka rënë në pranga edhe shtetasi Romeo Beluli, duke e çuar në 25 numrin e të arrestuarve.

Njoftimi i Plotë:

Korçë

Vijon operacioni “Knock down”, finalizuar para 10 ditësh.

Vihet në pranga 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim, në kuadër të këtij operacioni.

Shkon në 25 numri i të ndaluarve, 6 të shpallurve në kërkim dhe 70 të tjerë nën hetim penal.

Në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Knock down”, të finalizuar më datë 20.04.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Romeo Belul, 22 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 19.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

VIDEO/ Drogë, 20 makina e sasi parash! Shihni momentin kur arrestohen 24 persona në Korçë, të tjerë në kërkim (EMRAT)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re