Sot po mbahet në Kuvendin e Shqipërisë ceremonia për kujtimin e “25 viteve Kushtetutë”.

 

Në këtë datë të shënuar për shtetin ligjor, në seancë janë të pranishëm presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe personalitete të larta shtetërore nga vendi dhe vende mike.

 

Gjatë fjalës së saj Nikolla solli në vëmendje rëndësinë e zbatimit Kushtetutës, teksa shton se Kuvendi nuk do të lejojë që të zgjedhurit të imponojnë vullnetin e tyre mbi  ata që i kanë zgjedhur

 

“Kuvendi nuk do të lejojë që të zgjedhurit të imponojnë vullnetin e tyre mbi të ata që i kanë zgjedhur. Para një dekade u përballëm me një sistem të korrupsionit, që ishte shndërruar në një gjyle të rëndë të antishtetit”, tha Nikolla.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re