Më 14 shtator të 1998, Shqipëria, e sapodalë nga trazirat e ’97, përjetoi një nga ditët më të dhunshme të historisë së saj.

 

25 vite më parë, ceremonia mortore e deputetit të vrarë Azem Hajdari u kthye në një protestë të dhunshme, e shoqëruar me sulme ndaj institucioneve më të larta shtetërore.

 

Ekranet e medias shqiptare dhe asaj të huaj u mbushën me pamje të shkatërrimit që përfshiu Kryeministrinë. Kdërsa ish – kryeministri Nano, I akuzuar neë atë kohë nga Berisha për vrasjen e Hajdarit, nuk ndodhej në seli.

 

Sulmi i armatosur ndaj godinës së qeverisë nisi kur aty pranë mbërriti kortezhi i nisur nga sheshi “Skënderbej”.

 

 

Më pas, grupet e armatosura vendosën nën kontroll edhe selinë e Kryesisë së Kuvendit, Gjykatën Kushtetuese si edhe Ministrinë e Financave.

 

Për të rivendosur rendin në vendin, Garda nxori në rrugë tanket dhe autoblindat, por protestuesit përshkallëzuan më tej situatën, duke rrëmbyer 3 tanke dhe një autoblind.

 

Në dorën e protestuesve të opozitës së drejtuar në atë kohë nga Sali berisha, ra edhe Televizioni publik, ndërsa kaosi vijoi në kryeqytet deri në orën 16.00, kur më pas forcat e policisë arritën të rikthenin rendin, për t’i dhënë fund protestës së armatosur 3 orë më vonë.

 

Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi grushtin e shtetit dhe deklaroi se nuk do të njihte asnjë pushtet që do të dilte nga dhuna.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko