Skip to content

25-vjeçari i AEK, Kombëtarja shfaq interes për Stavros Pilios


Kombëtarja shqiptare ka shfaqur interes për të grumbulluar mbrojtësin e AEK-ut, Stavros Pilios.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke me lojtarin që ka pëlqimin e stafit të Sylvinhos, i cili e ka ndjekur prej kohësh.

25-vjeçari, prindërit e të cilit kanë origjinë shqiptare, është shok skuadre me Tomas Strakoshën dhe luan si mbrojtës i majtë.

Pasi shkëlqeu me të rinjtë e Janinës, u transferua tek AEK-u dhe ka një rol të rëndësishëm në skuadër.

Pilios në këtë sezon ka luajtur 15 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka dhënë 3 asiste.

Deri më tani ai nuk ka mbajtur veshur fanellën e asnjë kombëtareje dhe do të ishte i hapur të pranonte ftesën e kuqezinjve.

Në këtë mënyrë, Sylvinho do të blindonte krahun e majtë të mbrojtjes dhe ai do të ishte zëvendësuesi ideal i Mario Mitajt.

LEXO EDHE: FOTO/ Krah yjeve botërorë, Mario Mitaj në formacionin e Kualifikueseve të Botërorit