Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.
25 vjeçarja me iniciale I.V është hedhur nga ballkoni i banesës ku jetonte dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.
Grupi hetior ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
“Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 08:15, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja I. V., 25 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
