Është përkujtuar ditën e sotme 25-vjetori i masakrës së Urës-Vajgurore, ku pas përplasjes me bandat kriminale mbetën të vrarë e të djegur brenda mjetit të blinduar të policisë 4 efektivët e policisë: Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj, ndërkohë që 6 efektivët e tjerë: Thimi Tanku, Shkëlqim Selfaj,Ylli Dhamo, Neim Gjeroveni, Ëngjëllush Pasha dhe Arben Bega mbetën të plagosur rëndë.

Drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe familjarë të policëve të vrarë në krye të detyrës kanë përkujtuar e nderuar sot të afërmit e tyre,c duke vendosur kurora e buqeta me lule në lapidarin kushtuar 4 policëve që dhanë jetën në krye të detyrës.

Drejtori i DVP-së Berat,Edmond Tarkaj ka theksuar se,vepra e tyre heroike do të mbahet mend gjatë jo vetëm mes radhëve të policisë së shtetit për faktin se ata ishin efektivë policie por edhe në qytetin e Urës-Vajgurore, banorët e të cilës e panë me sytë e tyre luftën mes policisë dhe bandave kriminale që strehoeshin asokohe brenda vilës së Protoduarve.

Familjarët e policëve të vrarë në krye të detyrës ankohen se Lapidari nuk duhej të zhvendosej nga bashkia Dimal në një vend që ska lidhje me masakrën por duhet të qëndronte atje ku u ndërtua në vitin 1998, pikërisht në vendin ku ata humbën jetën.

Njëri nga të mbijetuarit e kësaj masakre, efektivi i policisë Shkëlqim Selfaj,duke treguar momentet e tmerrit që përjetoi ai dhe shokët që humbën jetën në 17 Qershor 1997, ka deklaruar se edhe pas 25-vjetësh ai nuk ka përfituar asnjë dëmshpërblim mga shteti.

Selfaj pohon se është invalid dhe trajtohet me kemp, ndërkohë që bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij janë pa punë dhe ushqehen vetëm me këtë kemp. Ai i bën apel shtetit të marri masa dhe ta dëmshpërblejë ashtu siç edhe e parashikon ligji për të gjithë ata efektivë policie qe plagosen dhe ngelen invalidë në krye të detyrës.

“As dëmshpërblim as kurim. Lapidari ka qënë aty. Nuk e di se ca bën shteti, merret drejtësia me atë punë. Unë kam qenë pjesë e grupit, i djegur në këmbë. Unë kam qenë brenda në autoblind, kemi qenë 10 veta. U dëmtuan ato emra që u përmendën. Shyqyr zoti më la gjallë. Skam marrë asnjë gjë, as nga bashkia as nga shteti. Edhe mjekimin, edhe dëmshpërblimin që më takon. Kush do më kurojë mua. Me ca do ushqejë familjen. Jam me kemp. Kam qenë 30-vjeç. Ne ishim brenda ne autoblind. Ata që bënë ekspertizën. Unë mora urdhërin dhe e zbatova. Unë ika me helikopter ne Tiranë. Nuk mbaj mend asgjë. Edhe ndihmë nga bashkia zero. Unë jam invalid. Dua ato që më takojnë. Jam baba i dy fëmijëve. Më jepni një vend pune”– u shpreh ai.

NGJARJA

Përplasja e armatosur ka filluar në orën 11:55 të paradites të datën 17 Qershor 1997,pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike. Atë ditë në qytetin e Beratit ka qënë Fatos Nano, asokohe kryetar i PS-së, i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo.

Pas mbarimit të dy mitingjeve elektorale,eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo e Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarëve e simpatizantëve të tjerë të kësaj partie. Atë kohë,qytetin e Urës-Vajgurore e kontrollonin bandat, që pas hapjes së depove të ushtrisë.

Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit. Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, mbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve në qendër të qytetit, që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike.

Të vendosur mbi tarracën e vilës,rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës,që mundi të kalojë vilën dhe doli nga qarku i Beratit,kurse 10 efektivët e policisë u vendosën në sheshin qendror të Urës-Vajgurore, brenda një mjeti të blinduar.

Pas vrasjes së 17-vjeçarit,rojet e vilës së Protoduarve qëlluan me predha antitank mbi mjetin e blinduar të policisë. Katër policët që humbën jetën: Milto Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selamaj dhe Ilia Bano u dogjën brenda mjetit të policisë,ndërsa 6 të tjerët që mundën të dilnin u transportuan me helikopterë drejt Tiranës, në gjendje të rëndë dhe me djegie të mëdha.

Autorët e masakrës nuk janë kapur ende,ata janë arrati,edhe pse janë dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm
https://www.youtube.com/watch?v=WYDRZIKntW4

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re