Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka reaguar për 25 vjetorin e masakrës së Reçakut.

Në një postim në rrjetin social “X”, ministri Igli Hasani shkruan se 45 shqiptarët e Kosovës humbën jetën në mënyrë të pafajshme nga një akt barbar që tmerroi botën.

Lexo edhe :Related Posts

15 janari 1999 shkruan ministri është një datë që nuk do harrohet kurrë, teksa shton se kjo ditë është një motiv për të vazhduar pandalur angazhimin për paqe,liri dhe drejtësi.

Mizori të tilla nuk duhet të përsëriten më, përmbyll reagimin e tij ministri i Jashtëm.

“25 vjet nga masakra e Reçakut, një ngjarje tragjike në historinë e Kosovës. Sot, përkujtojmë me nder dhe respekt të 45 shqiptarët e Kosovës të cilët humbën jetën në mënyrë të pafajshme nga një akt barbar që tmerroi botën dhe që akoma dhe sot rëndon në zemrat tona.

Kjo ditë është një motiv për të vazhduar pandalur angazhimin tonë për paqe,liri dhe drejtësi. Mizori të tilla nuk duhet të përsëriten më.

15 Janari 1999 nuk do të harrohet kurrë”, shkruan ministri i Jashtëm Igli Hasani./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re