Ka shkuar në 250 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Mbrëmë janë konfirmuar edhe 23 raste të reja me koronavirus, ndërkohë kanë humbur jetën shtatë persona.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se rastet e konfirmuara janë raste kontakti nga Ferizaj, Vitia, Hani i Elezit, Prizreni dhe Prishtina. IKSHP-ja ka njoftuar edhe për shërimin e 14 pacientëve të tjerë, duke e çuar në 52 totalin.

Sipas IKSHP-së, që nga data 8 shkurt e deri mbrëmë janë testuar dy mijë e 876 persona, ndërsa në mbikëqyrje të mjekëve janë gjithsej katër mijë e 176 persona që kanë pasur kontakte me rastet e infektuara.

Deri më tani, në nivel global janë shënuar 1.675.285 raste të COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 101.485 persona, shifër për të cilët SHBA mban rekordin botëror.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko