Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit raportoi se kishte zbuluar gjithsej 26 avionë ushtarakë dhe nëntë anije luftarake kineze rreth ishullit deri mengjesin e kesaj tem arte, pas përfundimit të servitjeve tre-ditore nga ushtria kineze si përgjigje ndaj takimit te Los Anxhelosit midis Presidentit të Taipeit Tsai Ing-ëen dhe Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Kevin McCarthy.

 

Kina “ka dërguar avionë ushtarakë që kanë kaluar vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit nga veriu, qendra dhe jugu”, tha ministria në një deklaratë.

 

Presidenti i Tajvanit Tsai Ing-ëen ka kritikuar ndërkohë Pekinin për sjelljen e tij, të cilësuar si “të papërgjegjshme”, në lidhje me tre ditët e stervitjeve ushtarake që çuan në rrethimin e ishullit, bazuar në simulimet që parashikonin sulme të simuluara ndaj objektivave strategjikë.

 

“Si president, unë përfaqësoj vendin tim para botës”, shkroi Tsai në Facebook.

 

Kina ka simuluar sulme precize dhe bllokada rreth ishullit gjatë stërvitjeve gjatë tre ditëve të fundit, duke dërguar dhjetëra avionë luftarakë dhe bombardues. Si dhe një duzinë luftanije, përfshirë aeroplanmbajtësen Shandong.

 

Ministria e mbrojtjes tha se zbuloi gjithashtu modele J-16 dhe Su-30 midis avionëve luftarakë, të cilët po kryenin patrulla të gatshme luftarake rreth ishullit. Forca ajrore e Tajvanit, marina dhe ekuipazhet e raketave me bazë tokësore “po monitorojnë dhe po përgjigjen nga afër”, tha ministria në një deklaratë.

 

Jeta në Tajvan vazhdoi si normale pavarësisht tensioneve, pa shenja paniku apo përçarjeje, dhe fluturimet civile rreth ishullit, duke përfshirë edhe ngushticën e Tajvanit, gjithashtu pësuan disa ndërprerje.

Partitë qeverisëse dhe opozitare të Taipeit, në një shfaqje të rrallë uniteti, lëshuan një deklaratë të përbashkët nga komitetet e tyre parlamentare duke dënuar stërvitjet kineze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re