Franca raportoi 26 mijë raste të reja nga coronavirusi, një tjetër rekord i ri për sa i përket raportimit ditor.

Sipas medieve të huaja, vendi të premten po ashtu shënoi një rritje të lartë, me 20 mijë të prekur brenda 24 orëve.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të prekurve në Francë u rrit në 732 mijë, ndërsa thuhet se deri më tani kanë ndërruar jetë rreth 32 mijë persona.

Autoritetet kanë urdhëruar mbylljen plotësisht të bareve ndërsa restorantet, veprimtaria kryesore e të cilëve është të ofrojnë ushqim, tashmë po zbatojnë protokolle më të rrepta sanitare për të vazhduar aktivitetin.

Situata ka krijuar pasiguri tek këto biznese shumë prej të cilave po përballen me një numër gjithnjë e më të ulët klientësh e me të ardhura gjithnjë e më të ulta.

Përveç, Francës edhe disa vende të tjera evropiane kanë filluar të përballen me rritje të reja të rasteve, prej tyre sikurse Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Spanja.

Ndryshe, deri më tani pandemia e coronavirusit ka prekur më shumë se 37 milionë persona botërisht, ndërsa ka lënë të vdekur një milion prej tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re