Numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 518. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga keta vijojnë të jenë të shtruar në spital vetëm 34 pacientë, 5 më pak se një ditë më parë.
10 prej tyre në terapi intensive, ndërkohë që 3 prej të tjerë janë të intubuar. Të tre pacientët e intubuar vijojnë të marrin trajtim mjekësor në Spitain Covid 2, “Shefqet Ndroqi”.
“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar.Prej tyre 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Lexo edhe: Shkon në 518 numri i të prekurve nga koronavirusi, 6 mjekë dhe infemiere u konfirmuan sot
Ndërkohë që numri i të shëruarve të rinj në 24 orët e fundit e ka kaluar atë të infeksioneve të reja.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 26 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 277”, njofton ministria.
