Mund të duket si një histori nëpër filma, por është e vërtetë. Ilir Tafili është shkodrani që shkoi në Brazil pasi ishte fans i çmendur i legjendës së futbollit Pele. Ai kishte si qëllim të bënte një foto me bustin e tij. Mirëpo, çdo gjë ndryshoi atje, pasi pësoi një infarkt dhe më tej i duhej të kryente një operacion

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Iliri ka treguar të gjithë historinë e tij, se si mjekët në Brazil nuk arritën ta shpëtonin, por kur erdhi në Shqipëri për të takuar nënën pas 26 vitesh, njoh doktor Altin Veshtin, i cili e operoi me sukses në QSUT dhe i dhuroi një tjetër jetë.

Në fillim kam ardhur në Brazil në vitin 1994, me bo nja dy muaj pushime, të bëja një foto me bustin e Pelesë, sepse daja im i ndjerë ka qenë tifoz i çmendur. Ja nisa foton daja të mi fotot dhe më pas u ktheva në Greqi. Kam qendruar nja 4 vjet në Greqi dhe më pas vendosa të bëja edhe një vizitë në Brazil, ku ndjenja 2 muaj e gjysmë, pata një fatkeqësi me kolonën me thënë të drejtën.

Edhe jeta ime shkoi këtu në Brazil se bëra një operacion të vështirë. Mbeta i paralizuar dhe shyqyr zotit dhe doktorat që më ndihmuan. Mos të harroj doktor Altinin Vjeshtin që ma ka kthyer jetën edhe një herë.

Më thënë të drejtën, mua më ka ra infarkti në maj. Unë kisha blerë biletën me pa nënën time për herë të parë pas 26 vitesh. I kërkoj shumë falje dhe ja kam kërkuar asaj se nuk kam pasur mundësi me shku. Bleva biletën por më ra infarkt dhe ndejta 1 muaj e gjysmë në Brazil, më pas duhet të operohesha por nuk mundeshin pasi venat e mija ishin shumë të holla. Edhe mu desh të prisja edhe 6 muaj. Më pas shkova në Shqipëri në shtator, ku thash po e shoh nënën time për herë të fundit pasi edhe gjendja ime nuk ishte shumë e mirë. Por vajza e hallës sime më çoj te një doktor, i cili më çoi në te Doktor Altin Veshtin, që është mbret për mua. Më shpëtoj jetën”, tregoi Iliri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re