263 gjyqtarë nga i gjithë vendi mblidhen sot në Tiranë, do të zgjedhin 3 anëtarët e rinj të KLGJ-së. Kush ikën dhe kandidatët në garë

klgj.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

263 gjyqtarë të Republikës do të mblidhen sot për të zgjedhur 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, raporton Fax News.

Qeveria e gjyqësorit do të ripërtërihet pasi në 12 dhjetor mbarojnë mandatin 5 anëtarë, 3 prej të cilëve gjyqtar. Konkretisht, në 12 dhjetor, mbarojnë mandatin anëtari Medi Bici, i cili vinte nga radhët e Gjykatës së Lartë. Ilir Toska, nga gjykatat e apelit dhe Brunilda Kadi, nga gjykatat e shkallës së parë. Për të zëvendësuar Medi Bicin, kandidojnë gjyqtarët e  lartë Asim Vokshi dhe Klodian Kurushi.

Për të zëvendësuar Ilir Toskën, kandidojnë Vojsava Osmanaj dhe Ridvan Hado, si dhe për zëvendësimin e anëtares Brunilda Kadi, kandidojnë Manjola Xhaxho dhe Irena Plaku. Gjithashtu më 12 dhjetor, mbarojnë mandatin edhe Erjon Muharremaj e Maksim Qoku, të cilët vijnë nga radhët e pedagogëve. Dy vendet e tyre plotësohen nga Kuvendi.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë