I jep fund jetës në menyre tragjike nje djal i ri nga Gjirokastra.
Sipas policise, shtetasi me iniciale I.A. eshte gjetur i vetevarur nga familjaret ne fshatin Gerhot, pranë baneses.
Ne trupin e 27-vjecarit nuk jane konstatuar shenja dhune.
Gjirokastër/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në fshatin Gërhot, Gjirokastër, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi I. A., rreth 27 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.