Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Beratit. Një mjet, tip “Renault” me targa AB 906 AR, që drejtohej nga një 27-vjeçar që ishte i dehur në timon duke bërë “kërdinë” në qytet.

Pasi ka përplasur dhe hedhur në ajër në afërsi të Urës së Varur një motoçiklist që shpërndan, 27-vjeçari ka fluturuar në rrugën e përgjatë lumit duke përplasur katër mjete të parkuara në rrugë dhe më pas ka përfunduar brenda lulishtes së qytetit.

Drejtuesi i motoçikletës, që pas përplasjes është shembur në asfalt është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Beratit.

Drejtuesi i mjetit Tajar Hysko ka dalë pa lëndime nga makina dhe është ndaluar nga policia.

Si pasojë e aksidentit të rëndë një 33-vjeçar që qarkullonte me motorin e picave është në gjendje të rëndë dhe katër mjete të parkuara në rrugë janë shkatërruar.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ekspertë të qarkullimit rrugor, që janë duke kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re