Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar  për 27 vjetorin e përkujtimit të masakrës së Srebrenicës.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duhet të jetë në bankën e të akuzuarve para Gjykatës së Hagës.

 

 

“Te dashur miq, sot eshte dita e nderimit te viktimave te barbarive, genocidit serb ne Srebrenice. 27 vite me pare, forcat ushtarake dhe milicia e serbeve te Bosnjes se bashku me njesi paramilitare dhe policore te ardhura nga Serbia, nen komanden e gjeneralit famzi Ratko Mlladiç, vrane, masakruan, ne genocidin me te tmerrshem Pasluftes se Dyte Boterore ne Europe, 8 mije femije, gra, burra, muslimane bosnjak vetem e vetem se i perkisnin etnise dhe besimit ferar tjeter.

Duke shprehue nderimin me te thelle per viktimat e genocidit serb ne Srebrenice, denoj me forcen aktin makaber te forcave qe kryen kete barbari te tmerrshme.

Denoj gjithashtu edhe qendrimin aktual te Presidentit te Serbise Vuçiç, i cili me thirrjen e tij “per cdo serb te vrare te vriten 100 muslimane” eshte dhe nje frymezues kryesor i genocidt te Srebrenices, vendi i te cilit eshte ne banken e akuzes ne Gjykaten Nderkombetare te Hages”,  Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re