Dega e PD-së së Elbasanit ka qenë sot në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka në PD, ku ka bërë dhe saktësimet e fundit në lidhje me emrat e delegatëve që kanë firmosur pro thirrjes së Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor.

Janë 272 delegatë që kanë firmosur pro thirrjes së Kuvendit, emrat e të cilëve janë bërë publikë, në emër të transperencës.

Bërjen publike të emrave e kanë bërë më herët dhe degë të tjera të PD-së, në kuadër të shuarjes së dyshimeve sa i takon akuzave për falsifikimin e firmave të delegatëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re