Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i është drejtuar me një mesazh qytetarëve të Maqedonisë së Veriut një ditë përpara formimit të qeverisë së re, e cila do të drejtohet nga kryeministri shqiptar Talat Xhaferri.

 “Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të gjithë të tjerët, sepse po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalojmë të gjitha paragjykimet. Bashkarisht po ndërmarrim përgjegjësinë për ti prirë vendit, jo njëri pas tjetrit, por krah më krah, bashkë, për një Maqedoni Europiane”, u shpreh Ahmeti.

Ali Ahmeti falënderoi qytetarët për besimin dhe kërkoi unitet për të arritur qëllimet e përbashkëta në të mirë të vendit.

“Sot kemi nevojë të bashkohemi, t’ia shtrijmë dorën njëri tjetrit, të lëmë anash gjërat që na ndajnë dhe të bashkohemi rreth gjërave që na afrojnë. Edhe para katër viteve, por edhe gjithmonë, kam thënë që ne kemi ditur se si të bashkohemi për qëllimet e përbashkëta, kur ka qënë e rëndësishme dhe vendimtare”,  tha Ahmeti.

Më tej, kreu i BDI tha se zgjedhja e kryeministrit shqiptar është jo vetëm një premtim i mbajtur por edhe një ëndërr e realizuar.

Talat Xhafëerri bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e veriut edhe pse jo me kompetenca të plota.

Qeveria teknike do të jetë në funksion për 100 ditë dhe do të ketë si detyrë kryesore organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 8 majit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re